Bashkia Tiranë · Edicioni i parë · 2026 tiranapamakina@gmail.com
Festivali kulturor i komunitetit
Rruga Pjetër Bogdani · 27–30 gusht 2026 · Hyrje falas

Qyteti ecën,
makinat presin. 4 ditë.

Për katër ditë me radhë, rruga Pjetër Bogdani mbyllet për automjetet dhe hapet për këmbësorët, artistët dhe komunitetin. Muzikë, art, lojëra dhe takime — nga mëngjesi deri natën vonë.

Vendi
Pjetër BogdaniBllok · Tiranë
Datat
27 — 30 gusht4 ditë · 2026
Orari
10:00 — 00:00Sipas programit
Hyrja
FalasPër të gjithë

Rruga bëhet
vend takimi.

TIRANA pa makina është një festival i qytetit që beson se hapësira publike u takon njerëzve. Kur motori fle, rruga fillon të flasë — me hapa, muzikë, biseda dhe lojëra.

Çdo ditë sjell një program të vetin: mëngjese të qeta për familjet, pasdite plot art e sport, dhe mbrëmje me koncerte nën qiell të hapur. E gjithë kjo në zemër të Bllokut, në rrugën Pjetër Bogdani, pa asnjë makinë.

Brand-i nuk është ç'themi për veten — është ç'kujton qyteti pas festivalit.

Katër ditë
kur rruga ndërroi zanat.

Nga mëngjesi te mesnata, në rrugën Pjetër Bogdani. pa asnjë makinë.

TIRANA pa makina nuk është vetëm një festival — është një ndërhyrje urbane. Për katër ditë hoqëm nga rruga Pjetër Bogdani atë që zë më shumë vend: automjetin. Çfarë mbeti — asfalti, hija e gështenjave, shkallët e lokaleve, vitrinat — iu kthye atyre që e përdorin rrugën me këmbë: fëmijëve, banorëve, bizneseve dhe kalimtarëve.

Ndërhyrja funksionoi si një eksperiment publik me tri pyetje të thjeshta: sa hapësirë fiton një rrugë kur largohen makinat, sa shpejt njihen njerëzit kur nuk ka trafik mes tyre, dhe sa kohë i duhet një qyteti të kuptojë se rruga mund të jetë vend qëndrimi, jo vetëm kalimi.

Përgjigjet u panë brenda ditës së parë. Vendet e parkimit u bënë fusha loje. Trotuari u zgjerua deri te vija e mesit. Dhe zhurma e motorëve u zëvendësua nga zëra fëmijësh, kitara, të qeshura dhe biseda mes fqinjësh që deri dje shiheshin vetëm nga xhami i makinës.

Nuk e mbyllëm rrugën. E hapëm më në fund për njerëzit.
01 · Hapësira

Asfalti u bë shesh

Korsitë dhe vendet e parkimit u kthyen në skenë, fushë basketbolli, treg dhe tavolina pikture. E njëjta rrugë, e njëjta gjerësi — vetëm një përdorim tjetër.

02 · Trafiku

Makina mbeti në shtëpi

Vizitorët erdhën në këmbë, me biçikletë e me transport publik. Qarkullimi u devijua në akset përreth, ndërsa lagjja mori katër mbrëmje pa bori dhe pa tym.

03 · Komuniteti

Fqinjët u njohën

Bizneset e rrugës aktivizuan hapësirat përpara tyre, prindërit u ulën në të njëjtat tavolina me fëmijët, dhe të panjohurit ndanë të njëjtat shkallë për të parë koncertin.

27gusht
E enjte · hapja

Kids Island hapi radhën me vizatim, piktura dhe lojëra, ndërsa mbrëmja u mbyll me Comedy Thursday mbi Main Stage.

28gusht
E premte · nata e muzikës

Street Music Night deri në mesnatë: opening set-i i Jonida & Ledio Ciko, pastaj Reboot dhe Carl Craig.

29gusht
E shtunë · dita e komunitetit

Flea Market nga 10:00 deri në 18:00 me vintage e objekte retro, aktivizime nga bizneset dhe përsëri Kids Island.

30gusht
E diel · mbyllja

Sport dhe lojëra në asfalt gjatë ditës, aktivizime nga bizneset dhe Closing Concert me Shpat Deda (Live).

Katër ditë nuk e ndryshojnë një qytet. Por tregojnë se si mund të ishte — dhe kjo është pikërisht puna e një ndërhyrjeje: të lërë pas një kujtim aq të fortë sa askush të mos e pranojë më rrugën si parking.

Shiko agjendën

Agjenda.

Zgjidh një ditë për të parë orarin e plotë. orët mund të ndryshojnë lehtë.

E enjte · 27 gusht

hapja e festivalit
18:00–20:00

Kids Island

Program kreativ për fëmijë — aktivitete, lojëra, lexime, punëtori dhe performanca.

Kids Island · pranë Shkollës Edit Durham
Fëmijë
20:30–21:30

Comedy Thursday

Një mbrëmje stand-up comedy në hapësirë publike, që hap katër ditët e festivalit.

Main Stage · përballë Amitie
Komedi
Shënim: Agjenda është informuese dhe mund të ndryshojë. Të gjitha aktivitetet janë me hyrje falas. Për detaje të fundit, na ndiq në rrjetet sociale.

Si të vish.

Gjithçka që të duhet për të kaluar një ditë të mirë në festival.

01 · Vendndodhja

Rruga Pjetër Bogdani

Në zemër të Bllokut, Tiranë. Rruga është plotësisht këmbësore gjatë katër ditëve të festivalit.

Eja në këmbë, me biçikletë ose me transport publik — rruga do të jetë e mbyllur për automjete.

02 · Orari

10:00 — 00:00

Festivali zhvillohet nga 27 deri më 30 gusht. Programi për fëmijë fillon në orën 18:00, ndërsa Flea Market-i i së shtunës hapet që në 10:00 dhe muzika vazhdon deri natën vonë.

Hyrja është falas për të gjithë, në çdo aktivitet.

03 · Të mira për të ditur

Për të gjithë

Festival mikpritës për familjet, fëmijët dhe të moshuarit. Programe të veçanta për çdo grupmoshë.

Për pyetje, na shkruaj në tiranapamakina@gmail.com.